Nesër do t’i shpallin tarifat e energjisë elektrike në Maqedoni

Maqedonia

Nesër do t’i shpallin tarifat e energjisë elektrike në Maqedoni

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:35
Ilustrim

Komisioni Rregullator Energjetik, nesër do të shpallë blloqet e reja tarifore për konsumin e energjisë elektrike, njofton “Alsat”.

Sipas burimeve të Rregullatorit, nga nivelet e paralajmëruara fillimisht të ndryshimit, do të rritet blloku i dytë dhe i tretë tarifor.

Fillimisht ishte paralajmëruar se do të jenë deri në 420 apo 630 kilovat kilovat orë konsum, por me ndryshimet e planifikuara do të jenë mbi 420 apo 630 kilovat orë.

Autoritetet sigurojnë se mbi 80 për qind e amvisërive do të kenë fatura më të ulëta, ose të njëjta si më parë.

Por, ata që hyjnë në bllokun e tretë ose e kalojnë atë mund të kenë llogari deri në 50 për qind më të larta se ato aktuale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat