LSDM: Dënojmë dhunën e shkaktuar nga OBRM-PDUKM dhe “E Majta”, kërkojmë përgjegjësi

Maqedonia

LSDM: Dënojmë dhunën e shkaktuar nga OBRM-PDUKM dhe “E Majta”, kërkojmë përgjegjësi

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

LSDM sot përmes një kumtese ka dënuar ashpër dhunën e mbrëmshme në protestën e organizuar nga OBRM-PDUKM dhe partneri i tyre “E Majta” proruse.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në dhunën e mbrëmshme janë lënduar 47 policë, si dhe janë shkaktuar dëme në objekte. të Kuvendit Popullor, të Kuvendit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se mbrëmë opinioni ka qenë dëshmitar se si banditët me kapela sulmuan policët, hodhën molotov, gjuajtën me gurë pjesëtarët e policisë dhe tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend.

Skena të ngjashme kanë ndodhur edhe të enjten e përgjakshme më 27 prill 2017 dhe të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. Pas trazirave të mbrëmshme duhet të mbajnë përgjegjësi autorët dhe organizatorët dhe nxitësit e dhunës.

Protesta është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. por dhuna është krim dhe përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajnë të gjithë të involvuarit, LSDM-ja, institucionet bashkë me qytetarët nuk do të lejojnë sjelljet dhe skenarët e dhunshëm të OBRM-PDUKM-së dhe “E Majta” të kërcënojnë stabilitetin e shtetit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat