Vonesa në 2 km e para të rrugës Shkup-Bllacë, pritet të kryhet në pranverën e vitit 2023

Maqedonia

Vonesa në 2 km e para të rrugës Shkup-Bllacë, pritet të kryhet në pranverën e vitit 2023

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

90% do të duhej të ishin kryer, por deri më tani janë realizuar rreth 65% e punëve për dy kilometrat e para të rrugës Shkup-Bllacë.

Vonesat janë për shkak se, siç thotë drejtori i NP “Rrugët shtetërore, Ejup Rustemi, në këtë zonë kanë dalë probleme me pjerrtësitë anësore.

“Kemi porositur enkas projektimin e kësaj pjese anësore dhe një mur mbajtës i cili është 280 metra i gjatë dhe 18-20 metra i lartë në këto 2 km rrugë dhe prandaj projektimi duhet të bëhet nga projektuesi që është “Hill”, duhet të revidohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe pastaj të bëhet realizimi i kësaj pjese”, deklaaroi për Tv21 Ejup Rustemi, drejtor NP “Rrugët Shtetërore”.

Rustemi beson se këto 2 kilometra do të përfundojnë në pranverën e vitit 2023.

Më pas do të niste ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës që është 10 kilometra.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për kredi me BERZh tashmë ka nisur procedura për përzgjedhjen e asistencës teknike, tregon Rustemi, andaj pas kësaj do të vijojë përzgjedhja e realizuesit të punimeve dhe mbikëqyrjes.

Keni parashikuar afat kohor për sa do të mund të mbyllej 10 kilometërshi dhe të lidhet me Korridorin 8?

“Po tani është në revizion projekti i cili po ashtu është projektuar nga kompania “Hill” për 10 kilometërshin e dytë. Është në revizion në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe pas mbylljes së revizionit do të ulemi dhe do ta përcaktojmë edhe afatin kohor që sa më shpejt të bëhet realizimi i këtyre, pasi që afati varet shumë nga objektet që janë në atë rrugë. Kur bëjmë fjalë për rrugën Shkup-Bllacë duhet të potencojmë se këtu kemi më shumë tunele. Në njërën anë do të kemi 6 tunele, e në anën tjetër të rrugës 5 tunele. Gjatësia e gjithë këtyre tuneleve do të jetë diku 2.2 km. Kemi edhe shumë ura dhe këto objekte e zvarrisin edhe më tepër realizimin e këtij projekti”, tha Ejup Rustemi, drejtor NP “Rrugët Shtetërore”.

Është paraparë që rruga Shkup-Bllacë të lidhet me Korridorin 8, gjë që do të ndihmonte në lidhjen e drejtpërdrejt të Kosovës në këtë korridor paneuropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat