MPJ e Maqedonisë mohon se Bullgaria ka paraqitur kërkesa të reja

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë mohon se Bullgaria ka paraqitur kërkesa të reja

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisw sot kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet se po përgatiten detyrime të reja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisw.

Nga MPJ thonë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruara mes dy vendeve.

“Lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re”, thonë mes tjerash nga MPJ.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, personi i ri i parë për punë të jashtme të Bullgarisë, Nikolaj Milkov, ka shpallur idenë për formulimin e një dokumenti të ri për përmbushjen e detyrave të Republikës së Maqedonisë ndaj Bullgarisë, deklaratë kjo e cila menjëherë nxitit reagimin e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat