Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të rregullta, në vitin 2024

Maqedonia

Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të rregullta, në vitin 2024

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 23:29
Kostadinovska Stojçevska

Nënkryetarja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska për “Kanal5” theksoi se në vitin 2024 do të ketë zgjedhje të rregullta.

“Ne nuk do të biem nën këto provokime të OBRM-PDUKM-së, besojmë se tani të përballur me krizën energjetike, krizën e Covid-it, kemi punë shumë më të rëndësishme nga se i gjithë procesi i zhvillimit në vend të ndalet, vetëm për shkak se lideri në hije nga Budapesti e dëshiron këtë”, tha Kostadinovska Stojçevska.

Lidhur me njoftimet e opozitës për referendum, Kostadinovska Stojçevska theksoi se OBRM-PDUKM së pari duhet të vendosë se çfarë dëshiron dhe se deri më tani kjo parti është sjellë shumë herë në mënyrë jokonsistente.

“Por nëse OBRM-PDUKM kërkon referendum, fillimisht duhet të deklarohen nëse do të votojnë apo jo, sepse kështu ka qenë edhe në referendumin për ndryshimin e emrit, ku lideri i tyre zyrtar Hristijan Mickoski nuk ka luajtur rolin e as peshkut, as vajzës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me regjistrimin, nuk kanë pasur qëndrim të qartë për asgjë”, tha Kostadinovska Stojçevska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat