Një pacient në Maqedoni është infektuar për të katërtën herë me Covid-19

Maqedonia

Një pacient në Maqedoni është infektuar për të katërtën herë me Covid-19

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Në Maqedoni, një pacient që nuk ka marrë asnjë dozë vaksine është infektuar për të katërtën herë me COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoni vetëm një pacient, i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës, është infektuar për herë të katërt me coronavirus, konfirmojnë për “Kanal5” nga Instituti për Shëndet Publik.

Nga atje thonë se në sistem janë regjistruar gjithsej 17.540 persona që janë infektuar më shumë se një herë, që do të thotë se 5 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara janë riinfektim.

Numri më i madh prej tyre u infektuan për së dyti herë, por janë 102 persona që janë infektuar për herë të tretë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat