Kovaçevski nesër në Pragë në takimin për krizën energjetike dhe ekonomike

Maqedonia

Kovaçevski nesër në Pragë në takimin për krizën energjetike dhe ekonomike

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:06
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishelit dhe kryeministrit të Çekisë, Petër Fiala, nesër në Pragë do të marrë pjesë në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane së bashku me liderët e gjithsej 44 vendeve, nga të cilat 27 vende-anëtare të BE-së, vende nga Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Në takim është planifikuar të marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Programi i ngjarjes përmban debate plenare dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çështjet aktuale për krizën energjetike dhe ekonomike, furnizimin me energji dhe energjensa, si dhe diskutime lidhur me sfidat klimatike, por edhe paqen dhe sigurinë në kontekst të agresionit ushtarak rus në Ukrainë”, informojnë nga Qeveria.

Në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë, Kovaçevski e kryeson delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Lupço Nikollovski.

Kovaçevski do të marrë pjesë në sesionin plenar së bashku me ministrat Osmani dhe Nikollovski, ndërsa më pas me liderët e vendeve evropiane në tryezën e rrumbullakët kushtuar për krizën energjetike dhe ekonomike. Në mënyrë shtesë janë paraparë edhe takime dypalëshe.

Gjatë vizitës së Kovaçevskit së bashku me kryeministrin e Ukrainës Denis Shmihal, do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës lidhur me tregtinë e lirë dhe sigurimin e ushqimit. Marrëveshjet do t’i nënshkruajnë ministri Nikollovski dhe zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik i Ukrainës, Taras Kaçka.

Kryeministri do të marrë pjesë edhe në Samitin e Partisë Socialiste Evropiane (PSE), ku marrin pjesë kryeministra nga radhët e partive socialdemokrate, socialiste dhe demokratike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat