Grubi për autostradën Shkup-Bllacë: Ka pasur obstruksione dhe sabotime

Maqedonia

Grubi për autostradën Shkup-Bllacë: Ka pasur obstruksione dhe sabotime

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 08:49
Artan Grubi

Artan Grubi, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se projekti i autostradës Shkup-Bllacë nuk është realizuar sepse ka janë bërë obstruksione dhe sabotime duke i lënë projektet nëpër sirtarë qëllimisht.

“Dy projekte janë projektuar për të mos u bërë asnjherë. Projekti i korridorit të 8-të, Shkup-Qafë Thanë dhe projekti i koridorit Shkup-Prishtinë. Janë bërë obstruksione dhe sabotime duke i mbajtur nëpër sirtarë”, tha Grubi.

Ai foli edhe për mbledhjen e fundit të BDI-së, ndërsa shtoi se në 99 për qind të kohës është folur për projektet ekonomike.

“99 për qind e debatit ka qenë për projekte infrastrukturore. Për realizimin e premtimeve të fushatave zgjedhore. Premtimet që kemi bërë ndaj qytetarëve në ekzekutiv, pushtet lokal”, tha Grubi.

I pyetur për të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” brenda BDI-së, ai u përgjigj se një grup i tillë nuk ekziston, pasi këtë e ka konfirmuar edhe vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat