Emigrantë janë gjetur në Strumicë, lypnin në oborrin e shkollës

Maqedonia

Emigrantë janë gjetur në Strumicë, lypnin në oborrin e shkollës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 22:48
Ilustrim

Nëpunësit policorë nga stacioni policor Strumicë sot, në ora 14:45 në bulevardin “Marshal Tito” në Strumicë, kanë gjetur dy emigrantë nga Maroku. Ata së bashku me edhe tre emigrantë lypnin në oborrin e një shkolle në Strumicë.

Siç informon MPB-ja, policia ka vepruar sipas një plani operativ të përgatitur paraprakisht për sigurinë brenda dhe rreth shkollave, i cili zbatohet në të gjithë shtetin.

Emigrantët do të dërgohen në qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli.

Merren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat