Rritja e pagave në Ministrinë e Financave, LSM: Diskriminim ndaj të tjerëve

Maqedonia

Rritja e pagave në Ministrinë e Financave, LSM: Diskriminim ndaj të tjerëve

Më: 26 janar 2023 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Vendimi i ministrit të Financave, Fatmir Besimi për rritjen e pagave të punonjësve në ministrinë e tij për 30 për qind do të shkaktojë revoltë te zyrtarët e tjerë administrativë, në ministritë dhe institucionet e tjera.

Ky është qëndrimi i Sindikatës së Maqedonisë, nga ku thonë se Besimi ka vepruar si sindikalisti i parë, por vetëm për punonjësit e ministrisë së tij. Për pjesën tjetër, rritja e paraparë e pagave për këtë vit është vetëm 5%. Por ka edhe institucione ku do të shkurtohen pagat.

“Nuk është e mundur nga rritja e pagave prej 5% në sektorin publik ju të përdorni 30 për qind të rritjes në ministrinë tuaj dhe të lejoni minus 1,7 për qind uljen e pagave në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Është një diskriminim i madh që bëhet mes punonjësve të sektorit publik”, tha Sllobodan Trendafillov – LSM.

Sipas Trendafillovit, nëse ministrat e tjerë nuk e ndjekin shembullin e Besimit, do të mbeten pa staf pune. Ministri Besimi e arsyetoi rritjen e pagave pikërisht si mekanizëm mbrojtës të institucionit ndaj largimit masiv të stafit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike apo në Dogana, ku pagat janë shumë më të larta. Para kësaj rritjeje, paga mesatare mujore në Ministrinë e Financave ishte 26.500 denarë. Nga ky muaj, do të rritet në rreth 34.500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat