Kovaçevski: Maqedonia e Veriut po zhvillohet me sukses në një shoqëri për të gjithë

Maqedonia

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut po zhvillohet me sukses në një shoqëri për të gjithë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:00
Dimitar Kovaçevsk

T’i themi kategorikisht JO antisemitizmit, racizmit, ksenofobisë dhe çdo forme të intolerancës, ka shkruar kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në mesazhin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Në mesazh, Kryeministri thotë se kjo ditë është “jehonë e humbjes së tmerrshme të mbi gjashtë milionë fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm, përfshirë 7.144 hebrenj maqedonas, në kampin e vdekjes në Treblinka dhe një mesazh se krime të tilla nuk duhet të përsëriten kurrë”.

“Përgjegjësia jonë civilizuese sot është të ndërtojmë një botë në të cilën të ketë një vend për të gjithë. Republika e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet me sukses në një shoqëri për të gjithë, me të drejta, liri dhe detyrime të barabarta për të gjithë qytetarët, ndërsa me shembullin tonë do të vazhdojmë të dërgojmë mesazhin se diversiteti nuk është pengesë, por pasuri”, thekson Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat