Osmani: Ditëlindja e Dellçevit, të shënohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze

Maqedonia

Osmani: Ditëlindja e Dellçevit, të shënohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:20
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri apel për shënim paqësor dhe dinjitoz të 4 shkurtit, 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

Në video porosinë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Osmani u bën thirrje qytetarëve të mos u nënshtrohen provokimeve.

“Më 4 shkurt, kur përulemi para varrit të Goce Dellçevit, përulemi para vizionarit të tij për një garë kulturore mes popujve. Bëj thirrje për shënim dinjitoz dhe paqësor të ditës kur shprehim respekt ndaj idealit të tij për shoqëri të përparuara dhe për ndërtimin e vlerave civilizuese”, tha Osmani. Osmani u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë që t’i nënshtrohen provokimeve, me qëllim të të mbrohen interesat e shtetit.

“Të tregojmë pjekuri dhe të mos lejojmë që nacionalizmi të ushqehet përmes gjuhës së urrejtjes dhe përçmimit. Ne jemi një vend me perspektivë evropiane. Me traditën e dialogut ndëretnik, kohezionit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ne jemi shembull në botë. Ju ftoj të qëndrojmë në këto vlera tona“, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Osmani theksoi se çdo qytetar i Republikës së Bullgarisë dhe i çdo shteti tjetër është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se secili duhet të sillet me respekt ndaj vendit tonë.

“Të mos lejojmë provokatorët dhe kidnapuesit ta kidnapojnë të ardhmen tonë evropiane ose ta përkeqësojnë imazhin që kemi ndërtuar si vend. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve dhe progresit të përbashkët”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat