​Grubi kërkon përkrahjen e Sllovenisë dhe Norvegjisë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Maqedonia

​Grubi kërkon përkrahjen e Sllovenisë dhe Norvegjisë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 14:45
Artan Grubi

Zëvendëskryetari i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur sot në takim përfaqësuesit special të Sllovenisë dhe Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangez dhe Arne Sannes Bjornstad.

Grubi me Frangez dhe Bjornstad biseduan mbi perspektivën evropiane, sfidat e tejkaluara me sukses përmes Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe realizimit të të gjitha reformave të nevojshme për realizimin e aspiratës së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Grubi i ka njoftuar përfaqësuesit special për Ballkanin Perendimor, Frangez dhe Bjornstad mbi përkushtimin e Qeverisë për të trasuar më tej rrugën e zhvillimit të vendit në frymën proevropiane, për marrëveshjen e nënshkruar historike për ndërtimin e Korridorin 8 dhe 10D që kanë një rëndësi të madhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe nënkuptojnë përmbushje të standardit evropian të ndërlidhjes bashkëkohore infrastrukturore mes vendeve të rajonit.

“Gjatë bisedës me Frangez dhe Bjornstad, Grubi ka kërkuar përkrahjen e Republikës së Sllovenisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë në momentet kruciale për ardhmërinë evropiane të vendit. Gjithashtu, përfaqësuesit special të Sllovenisë dhe Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor shprehën pozicionet e vendeve të tyre në përkrahje të aspiratës integruese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat