Një personit nga Gostivari i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

Maqedonia

Një personit nga Gostivari i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Një personit nga Gostivari në shtëpinë e të cilit policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i gjeti një sasi të madhe kokaine në vlerë prej tridhjetë mijë eurosh, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Nga SPB Tetovë, njoftojnë se gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit sot i ka caktuar K.D.(43) nga Gostivari, masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas së cilës është dërguar në burgun e Shkupit.

Personi K.D. dyshohet se ka kryer veprën penale “prodhim dhe tregti të paligjshme me lëndë narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë kontrollit të kryer ditën e djeshme me urdhër gjykate, në shtëpinë e tij u gjet dhe u konfiskua kokainë, çmimi i së cilës llogaritet rreth 30 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat