Bexheti: Pres që në BDI të vazhdojë diskutimi për llogaridhënien dhe të arriturat e ekzekutivit

Maqedonia

Bexheti: Pres që në BDI të vazhdojë diskutimi për llogaridhënien dhe të arriturat e ekzekutivit

Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:47
Blerim Bexheti

“Është e udhës, është me një procedurë demokratike që të vazhdohet të debatohet mbi këtë çështje”.

Këtë e tha sot sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti në lidhje me mbledhjen e BDI-së mbi raportin për punën e ekzekutivit.

Bexheti tha se debati mbi punën e ekzekutivit është në procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe se pritet të vazhdojë.

Pres që të vazhdohet me atë pikë të rendit të ditës ku duhet të shqyrtohet llogaridhënia, e arritura e ekzekutivit nga radhët e BDI-së, ku është edhe pjesë e procesverbalit dmth që të vazhdohet, bile duheshte të vazhdojë që në fillim të dhjetorit, fatkeqësisht nuk ndodhi”, tha mes tjerash Bexheti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat