Në Bogorodicë dhe Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet rreth 30 minuta

Maqedonia

Në Bogorodicë dhe Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet rreth 30 minuta

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 20:28
Tabanoc

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat