Nikolloska: Të gjithë deputetët e kanë mundësinë e fundit për të treguar përgjegjësi për të ardhmen evropiane të RMV-së

Maqedonia

Nikolloska: Të gjithë deputetët e kanë mundësinë e fundit për të treguar përgjegjësi për të ardhmen evropiane të RMV-së

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Të premten më 18 është caktuar seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës, që është propozimi për ndryshimet kushtetuese, propozim i paraqitur nga Qeveria.

“Pres që të 120 deputetët të vihen në detyrën e vërtetë, të kuptojnë përgjegjësinë që kemi të gjithë para qytetarëve. Ky është shansi i fundit i Mickoskit për t’u bashkuar me bllokun pro-evropian.

Mickoski dhe OBRM-PDUKM e kanë mbase shansin e fundit për të treguar ndjenjën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, sepse është obligim i yni si politikanë që t’u sigurojmë qytetarëve të ardhme të sigurt”, tha Fanica Nikolloska, deputete e LSDM-së.

“Ashtu siç paraardhësit tanë kanë ofruar kushtet për të jetuar në një shtet të lirë, të pavarur dhe sovran, ashtu edhe opozita duhet të bashkohet dhe së bashku të krijojmë një Maqedoni të begatë në të cilën gjeneratat e ardhshme do ta planifikojnë të ardhmen në shtëpi”, shtoi deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat