Punëtorët e Prokurorisë Publike në grevë, kërkojnë rritje të pagave për 78 përqind

Maqedonia

Punëtorët e Prokurorisë Publike në grevë, kërkojnë rritje të pagave për 78 përqind

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:29
Prokuroria publike

Nga sot në grevë do të marrin pjesë edhe punëtorët e prokurorisë publike. Ato kërkojnë rritje të rrogës për 78% dhe kthimin e shtesave prej 35% të pagës.

Greva do të mbahet në 28 prokuroi publike e territorit të Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjas deri sa të përmbushen të gjithë kërkesat e tyre prokurorët dhe punonjësit nuk do të punojnë, por do të jenë në vendin e tyre të punës.

Ato do të kryejnë vetëm punë urgjente dhe punë të cilat nuk mund të zgjaten, pra sipas rregulloreve ligjore personat që marrin pjesë në grevë duhet të punojnë vetëm në çështje që ka të bëje me paraburgimin ose ankesa urgjente.

Sipas sindikatës greva do të bëhet në sallën e sindikatës, korridoret dhe vendet e përbashkëta ose para ndërtesave të prokurorisë.

Nga Sindikata e Administratorëve Gjyqësor dhe Shoqatave Qytetare thonë se kanë paralajmëruar grevën në mënyrë të duhur dhe e kanë njoftuar ministrin e Drejtësisë, por ai nuk ka gjetur kohë t’i pranojë në takim deri më tani. Ato gjithashtu ato thotë se prokuroria është shërbim specifik, por përsëri pagesat janë të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat