Mickoski: Shpresoj që Kovaçevski të mos jetë turist në seancat e Qeverisë

Maqedonia

Mickoski: Shpresoj që Kovaçevski të mos jetë turist në seancat e Qeverisë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:54
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot nga Gazi Baba ka komentuar ligjin e shpallur për amnisti, për të cilin kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të paraqesin amendament nëse edhe kjo zgjidhje ligjore mbulon personat e dënuar për rastin “Monstra”.

“Shpresoj që kryeministri Kovaçevski të mos jetë turist në seancën e Qeverisë dhe kur të vijnë projektligjet të marrë informacion të detajuar për përmbajtjen e atyre projektligjeve, e sidomos të ligjeve të tilla, do të thoja, shumë specifike dhe i lexon vetë. Nëse nuk e bën këtë, atëherë duhet të largohet sa më shpejt nga vendi që është aktualisht, sepse nuk është i denjë për atë vend. Ligji nuk është miratuar ende në Kuvend, po flasim për amendamentet që vijnë nga vetë Qeveria.

Pra, shtrohet pyetja se çfarë po bënin, të gjithë në atë seancë të qeverisë kur po shqyrtohej ky ligj”, pyet Mickoski.

Mickoski shton se koha e kësaj qeverie të LSDM-së dhe të BDI-së ka ikur dhe vlerëson se sa më shpejt të largohen, aq më mirë do të jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat