Bastisje në Shtip, konfiskohet drogë dhe armë - arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Shtip, konfiskohet drogë dhe armë - arrestohet një person

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Më datë 30.12.2023 rreth orës 19.15 në Shtip, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria M.S (41) nga Shtipi.

Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, në automjetin e tij dhe në zyrën që ai përdor, i është gjetur dhe marrë nga automjeti një lëndë e bardhë dhe sende me mbetje të një lënde të bardhë.

“Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, po ashtu me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë me copa të bardha, një pistoletë “Pietro Beretta” me kornizë tetë fishekësh, 83 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të bardha”.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër M.S. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat