Sela: Vendimi i kryesisë, në zgjedhje shkojmë vetëm

Maqedonia

Sela: Vendimi i kryesisë, në zgjedhje shkojmë vetëm

Më: 24 janar 2024 Në ora: 21:29
Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se vendimi i kryesisë së partisë është që në zgjedhjet e majit të garojnë vet. Sela tha se këtë qëndrim e ndajnë mbi 90 për qind e anëtarëve të kryesisë, përfshirë edhe vet kryetarin e ASH-së Arben Taravarin.

“Unë jam ithtar i idesë që Aleanca për Shqiptarët duhet të garojë e vetme në zgjedhje, vazhdoj t’i qëndroj kësaj ideje dhe ASH-ja do të jetë faktori i cili nëpërmjet të cilit ka kuptim ndryshimi edhe i skenës politike dhe ASH-ja do të garojë në zgjedhje për t’i fituar ato”, tha Sela për “Alsat”.

Sela theksoi se “e vetme sipas konceptit tim, natyrisht ka organe të partisë”.

“Për momentin që ne flasim kemi vetëm një vendim të kryesisë qendrore, që ASH-ja shkon e vetme në zgjedhje. Në këtë debat unë them që diku 90% e pjesëmarrësve, anëtarëve të kryesisë qendrore kanë qenë dakord me këtë vendim që ne bashkërisht ne e sollëm”, shtoi Sela.

I pyetur se a ndanë këtë mendim edhe Arben Taravari, kryetari i partisë?, Sela u përgjigj:

“Natyrisht, ai udhëhiqte mbledhjen e kryesisë dhe kuptohet që edhe në mbledhje të kryesisë qendrore por edhe në takime që i kemi bashkërisht neve ndajmë të njëjtën bindje që neve duhet të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, shtoi Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit të ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat