Mbështetja e VLEN-it për qëllimet programore të OBRM-PDUKM-së (Programi 1198) duke ndryshuar ligjet sistematike me dy të tretat e shumicës, duke krijuar ministri/departamente për të fuqizuar shqiptarët, tregon vasalitetin e tyre shembullor, thotë Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët.
“Krijimi i Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale e bën ministrin e Ekonomisë të parëndësishëm dhe thjesht një dekoratë, pra një ministër pa portofol.
E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, duke hequr kompetencat për arsimin parashkollor, çerdhet, dhe duke i kaluar ato kompetenca Ministrisë së Arsimit, e cila do të bëjë të pavlerë një ministri tjetër të drejtuar nga shqiptarët”, thotë.
Loga me ironi duke shtuar “nuk ka rendesi shok, nuk e ngacmojne shendetesine, fola me Mickoskin”.