Dy minatorë të plagosur rëndë në turnin e natës në një minierë në Probishtip

Maqedonia

Dy minatorë të plagosur rëndë në turnin e natës në një minierë në Probishtip

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Dy minatorë nga Probishtip janë lënduar rëndë teksa punonin në një minierë në Probishtip. Njëri është 20 vjeç, dhe i madhi është 38 vjeç. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe policia është njoftuar nga urgjenca, thuhet në buletinin ditor të MPB-së.

Më datë 10.06.2024 në ora 22:08 në Komisariatin e Policisë Probishtip, nga ana e Emergjencës Mjekësore Probishtip është paraqitur me lëndime të rënda T.J (38). Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një minierë në fshatin Dobrevë të rajonit të Probishtipit. Është kryer një kontroll.

Me datë 11.06.2024 në ora 00:48 në Komisariatin e Policisë Probishtip, nga ana e Emergjencave Mjekësore Probishtip është raportuar se tek ta është sjellë me lëndime të rënda AR (20) nga Probishtip.

Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një minierë në Probishtip. Është kryer këqyrja dhe po zbardhet rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat