Miratohet kërkesa për apanazh për ish-ministrat Bushi, Huseini, Bajdevski dhe Nikolloski

Maqedonia

Miratohet kërkesa për apanazh për ish-ministrat Bushi, Huseini, Bajdevski dhe Nikolloski

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 16:11
Kuvendi i RMV-së

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme miratoi kërkesat e ish-zëvendësministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Enver Huseini, ish-zëvendësministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi dhe ish-zëvendësministrit të Financave Filip Nikoloski të marrin apanazh pas skadimit të marrëveshjes së punës.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme përcaktuan kërkesën për realizim të pagës pas përfundimit të postit të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Miki Milkovskit dhe Nexhbedin Ibraimit.

Komisioni vendosi për caktimin e kompensimit për marrje të banesës me qira për deputetet Lidija Petkovska dhe Angelina Petkova. Komisioni ka miratuar edhe vendimin për realizimin e pagesës së largimit pas pensionimit për ish-deputetin Mirosllav Jovanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat