Azizi: BDI për 20 vite ka keqpërdorur ligjin për veteranët e UÇK-së

Maqedonia

Azizi: BDI për 20 vite ka keqpërdorur ligjin për veteranët e UÇK-së

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 15:53
Adnan Azizi

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi sot ka akuzuar BDI-në se për 20 vite ka keqpërdorur ligjin për veteranët e UÇK-së.

“20 vite pushtet absolut, në qeveri dhe pushtetin lokal, pse nuk e miratuar ligjin e veteranëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Tani ju po akuzoni për hipokrizi. Ju jeni nana që e keni shpik hipokrizinë.

Gjithmonë jeni thirr në gjakun e dëshmorëve, ndërsa keni punuar për pasurimin tuaj”, tha Azizi.

Azizi i tha BDI-së se këto temat nuk kanë të bëjnë me partitë po kanë të bëjnë me çështje etnike dhe nuk duhet të keqpërdoren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat