Andonovski: 89 të lënduar mjekohen në Maqedoni, 76 jashtë shtetit

Maqedonia

Andonovski: 89 të lënduar mjekohen në Maqedoni, 76 jashtë shtetit

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:30
Jovica Andovski

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, sot në konferencë për shtyp tha se 89 të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa njoftoi se 76 pacientë po mjekohen jashtë shtetit.

Të fundit janë transportuar mbrëmë në Kroaci 2, në Athinë 3, në Vjenë 2 pacientë dhe në Slloveni 2 pacientë”, tha Andovski, i cili shtoi se po shqyrtohet mundësia që të dërgojnë pacientë të tjerë në Vjenë, në Poloni, Suedi, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji dhe Slloveni.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot ka vizituar të lënduarit që ndodhen në Greqi, ndërsa njoftoi se ata janë në gjendje stabile.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat