Aksident në Kavadar, lëndohen katër persona

Maqedonia

Aksident në Kavadar, lëndohen katër persona

Më: 24 mars 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident trafiku në Kavadar, kur dy automjete janë përplasur në kryqëzimin afër urës së Brushinit.

Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm doktor Antoan Parakeov, shef i Shërbimit Emergjent Mjekësor në Kavadar.

“Si shërbim mjekësor emergjent kemi qenë në vendin e ngjarjes sapo kemi marrë thirrjen për një aksident trafiku, përplasje në kryqëzimin e urës së Brushanskit në qytet.

Katër të lënduarit i kemi transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar”, tha Parakeov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat