KRRE: Sot përfundon sezoni i ngrohjes në Shkup

Maqedonia

KRRE: Sot përfundon sezoni i ngrohjes në Shkup

Më: 15 prill 2025 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Sezoni i ngrohjes zyrtarisht përfundon sot, por mund të zgjatet deri më 30 prill, në varësi të kushteve atmosferike, njofton Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Nga nesër madje deri në fund të prillit, nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e nesërme është e barabartë ose më e ulët se 12 gradë.

Furnizuesi është i detyruar të sigurojë temperaturën e ngrohjes prej 20+1 gradë në dhomat e ngrohjes nga ora 06:00 deri në 22:00 gjatë ditës”, njoftojnë nga KRRE.

Detaje tjera nuk u japen nga Komisioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat