MPB jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkup

Maqedonia

MPB jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkup

Më: 25 prill 2025 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një person u plagos në një shkëmbim zjarri midis dy grupeve në zonën e Bit Pazarit.

Gjuajtje me armë në afërsi të Stacionit të Policisë në Bit Pazar, dyshohet për një të vdekur

Siç njoftojnë nga MPB, rreth orës 14:00, Shërbimi Special i Policisë Shkup mori një njoftim se kishte të shtëna me armë zjarri në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazarit.

“Zyrtarët policor nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se kishte pasur një shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, me një person të plagosur dhe të dërguar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, dhe disa vitrina nga dyqani dhe dyqanet përreth, si dhe disa automjete të parkuara, u dëmtuan.

Po merren masa për sqarimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat