Të enjten në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në trafik

Maqedonia

Të enjten në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në trafik

Më: 30 prill 2025 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, njoftojnë se nesër (01.05.2025) për shkak të protestës do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

Protesta do të filloj para ndërtesës të LSM-së në rrugën “Mirçe Acev”.

Më pas do të lëvizin në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë, në rrugën “11 tetori”, në rrugën “Dimitrie Çupovski”, në rrugën Vasil Gllavinov”, Bulevardi “VMRO”, Bulevardi “Ilinden”, deri para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

SPB-Shkup apelon të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat që do të jepen nga nëpunësit policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat