Ndalohen dy persona, kërcënuan kryetarin e Komunës së Kavadarit

Maqedonia

Ndalohen dy persona, kërcënuan kryetarin e Komunës së Kavadarit

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 16:27
Mitko Jançev

Policia sot në orën 02:20 dhe 02:50 në Rosoman kanë ndaluar dy persona Rosomani, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se ata kishin kërcënuar kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, dhe familjen e tij.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme këtë pasdite, më vonë, me urdhër gjykate, u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre, gjatë të cilave u gjetën dhe u konfiskuan telefona celularë.

“Të dy u ndaluan në një stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pasi ngjarja të hetohet dhe dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat