QMK: Tre zjarre aktive, dy janë shuar plotësisht

Maqedonia

QMK: Tre zjarre aktive, dy janë shuar plotësisht

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Në territorin e vendit deri në orën 12 janë regjistruar gjithsej tre zjarre në hapësirën e hapur.

Aktualisht aktiv është një zjarr, ndërsa dy të tjera janë shuar plotësisht, informuan këtë pasdite nga Qenda për menaxhim me krizat.

Zjarri aktiv është në “Jesen” komuna e Makedonski Brod, ku po digjet pylli i përzier.

Njëri zjarr i shuar ishte në territorin e komunës së Manastirit, në zonën e fshatit Srpc, ku është djegur vegjetacion i ulët. Një zjarr tjetër ka shpërthyer në deponin e fshatit Bansko, komuna e Strumicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat