Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR

Maqedonia

Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 00:20
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani. Në këtë takim u bisedua për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë.

Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti:

Sot prita në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani.

Biseduam për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Maqedonia e Veriut ka ende hapësirë për të përmirësuar ambientin zgjedhor, për të garantuar barazi dhe drejtësi për të gjithë pjesëmarrësit.

Jam i bindur se diskursi politik duhet të mbështetet në argumente dhe vizion për të ardhmen e vendit, ndërsa përgjegjësia më e madhe për organizimin e procesit zgjedhor bie mbi pushtetin.

Ne si BDI do të vazhdojmë të japim shembullin tonë, duke mbrojtur standardet demokratike dhe perspektivën evropiane të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat