Dalja deri orën 11:00, Tetova me 6.73, Çairi me 9.42%

Maqedonia

Dalja deri orën 11:00, Tetova me 6.73, Çairi me 9.42%

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Sipas njoftimit të KSHZ-së dalja në votim deri në orën 11:15 ka qenë 9.38%. Të drejtën e votës deri në këtë kohë e kanë shfrytëzuar 154.275 qytetarë.

Komuna e Çairit është ndër komunat shqiptare me më shumë dalje me 9.42, pasuar nga komuna e Sarajit me 9.27%, ndërsa Tetova ka dalje vetëm 6.73%.

Komuna e Gostivarit ka dalje 5.10%, Kërçova 11.90%, Struga me 8%, Tearca ka 6.44%, Dollneni me 9.52%.

Komuna e cila ka jehonë më të ulët në votime është Komuna e Vrapçishtit me vetëm 2.54%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat