Sulejmani: Presim fitore që në rrethin e parë nëpër disa komuna

Maqedonia

Sulejmani: Presim fitore që në rrethin e parë nëpër disa komuna

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 19:39
Pamje nga konferenca për media/ Driton Sulejmani nga VLEN

Pas mbylljet së vendvotimeve, VLEN doli në konferencë për mediat ku deklaroi se pret fitore në shumë komuna që në rrethin e parë, këtu duke përfshirë Çairin, Tetovën, Sarajin dhe disa komuna të tjera. Ata i konsideruan zgjedhjet si të lira dhe demokratike.

“Procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt në të gjitha komunat e vendit. Sipas informacioneve nga terreni, procesi është realizuar pa ndonjë parregullsi të theksuar. Presim nga KSHZ që faza e përmbylljes dhe numërimit të votave, të zhvillohet në transparencë të plotë në përputhje me ligjin.

Kemi dalje të madhe edhe në Çair edhe në Saraj krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kjo tregon se qytetarët në këto komuna janë të përgatitur t’u japin besimin politikave të VLEN-it.

Nga gjithë informacionet që i kemi marrë nëpër shtabet komunale, presim fitore, në pothuajse secilën komunë. Jemi optimist se në disa prej komunave gara do të përmbyllet qysh në rrethin e parë. Kjo vlen për Çairin, në Tetovë, në Saraj, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës”, tha Driton Sulejmani nga VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat