Izet Mexhiti shpall fitoren në Çair: Fitoi Çairi dhe të gjithë shqiptarët

Maqedonia

Izet Mexhiti shpall fitoren në Çair: Fitoi Çairi dhe të gjithë shqiptarët

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 21:15
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ne konference per media

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale.

Ai tha se në këto zgjedhje nuk ka fituar vetëm Çairi, por të gjithë shqiptarët. Mexhiti gjithashtu e përmendi Ali Ahmetin, për të cilin tha se "i uron fitore në luftën për legjitimitet në Komunën e Pllasnicës".

"I uroj fitore në luftën për legjitimitet Ali Ahmetit në Komunën e Pllasnicës. Në Çair fituan gjithë shqiptarët. Me zemër plot krenari e mirënjohje them se fituan shqiptarët dhe një klasë politike u pensionua. Çairi mbrojti nderin e vet dhe të shqiptarëve. Është fitore e një klase politike që solli ndryshim dhe vazhdon për Çair".

"Kundërshtarët tanë bënë fushatë të zbrazët. As ekstremizmi nuk u ndihmoi. I kërkoj Ali Ahmetit të dorëhiqet nga skena politike. Shqiptarët e çuan në pension politik", tha Mexhiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat