Zejneli: Studentët e UT-së do të fitojnë bursa në universitetin e Sam Houston në SHBA

Maqedonia

Zejneli: Studentët e UT-së do të fitojnë bursa në universitetin e Sam Houston në SHBA

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 17:50
Jusuf Zejneli

Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli njofton se UT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Sam Houston të Teksasit -SHBA.

Kemi lajm jashtëzakonisht të veçantë për studentët tanë, për stafin, ku konkretizojmë bashkëpunim në shumë sfera, por kryesisht sigurimi, garantimi i bursave për studentët e Universitetit të Tetovës.

Është një ndodhi e jashtëzakonshme, me këtë rast dua t'i përgëzojë të gjithë studentët tanë për këtë mundësi që u jepen, dhe se në vazhdim do të shikojmë të gjitha mundësitë dhe detajet e realizimit të saj", tha Zejneli.

Zejneli ka falënderuar komunitetin shqiptar në Teksas të cilët do tu gjenden në ndihmë studentëve tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat