Ulet dukshmëria në 50m në Krushevë dhe Strazh

Maqedonia

Ulet dukshmëria në 50m në Krushevë dhe Strazh

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë me lagështi.

"Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 50 metra në qafat malore të Gjavatos, Pletvarit, Strazhës dhe Krushevës, njoftojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Nga atje thonë se në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat pastrohen rregullisht.

NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat