Klekovski: Nga 1 janari do të rritet çmimi i shërbimeve shëndetësore

Maqedonia

Klekovski: Nga 1 janari do të rritet çmimi i shërbimeve shëndetësore

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, njoftoi se nga 1 janari do të rritet çmimi i shërbimeve shëndetësore.

Participimi nga 40 denarë shtrenjtohet në 60 denarë. Kontrolli specialistik nga 380 denarë rritet në 720 denarë. Paketa e përgjithshme e urgjencës do të ketë rritjen më të madhe, nga 780 denarë në 2.450 denarë.

Drejtori i Fondit Shëndetësor paralajmëroi gjithashtu masa ndëshkuese në rast të tejkalimit të kuotave për përshkrimin e antibiotikëve dhe barnave për uljen e ankthit. Përveç kësaj, do të intensifikohen kontrollet për keqpërdorimet e pushimeve mjekësore.

“Sistemi do t’i mbrojë gjithashtu mjekët nga presioni për të përshkruar terapi të gatshme, sepse e dimë që ndonjëherë presioni vjen nga qytetarë që duan të marrin një ilaç pavarësisht nëse është i përshtatshëm për indikacionin e tyre.

Forcimi i ndërgjegjësimit publik është gjithashtu i rëndësishëm. Për ne, më kritiku është përdorimi i Sumamed, i cili duhet të jetë një antibiotik për vijën e fundit të mbrojtjes, dhe vitin e kaluar patëm një rritje prej 23 për qind në përdorimin e tij”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat