Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili prezantohet si pjesë kyçe e agjendës reformuese për sundimin e ligjit.

Me këtë zgjidhje ligjore synohet forcimi i pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit prokurorial në vend.

Risia kryesore e ligjit është ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Parashihen kritere të qarta dhe një sistem meritash, me qëllim që procesi të jetë i liruar nga presionet politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat