Aksident në Shkup, digjen një makinë dhe një kamion

Maqedonia

Aksident në Shkup, digjen një makinë dhe një kamion

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku dhe shpërthimi i zjarrit, mbrëmë bllokuan autostradën në hyrje të Shkupit.

Një kamion dhe një makinë u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht.

Trafiku u ndal plotësisht në segmentin pranë Hipodromit drejt kryeqytetit, dhe automjetet e djegura janë ende në vend këtë mëngjes.

Aktualisht nuk ka informacione për këtë aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat