Në Kodrën e Diellit dhe Berovë janë matur temperatura më të ulëta në vend

Maqedonia

Në Kodrën e Diellit dhe Berovë janë matur temperatura më të ulëta në vend

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë matur në Berovë dhe Kodrën e Diellit, ku janë matur -5 gradë.

Pasojnë me -4 Manastir, Mavrovë, Demir Kapi, Krushevë, Kriva Pallankë, Shkup – Petrovec, -3 Strumicë, Pretor, Shtip, Prilep, -2 Veles, Ohër, Tetovë, Vinicë, -1 Shkup – Zajcev Rid, Pozharanë, Topolçan, 0 Gjurishte, Gjevgjeli.

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira në mëngjes, dhe me diell me vranësira mesatare në pasdite.

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga jugu, dhe në pjesët lindore nga veriperëndimi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat