Blerim Bexheti bënë padi ndaj Saranda Imeri Stafai të VLEN për “shqetësim emocional”

Maqedonia

Blerim Bexheti bënë padi ndaj Saranda Imeri Stafai të VLEN për “shqetësim emocional”

Më: 16 prill 2026 Në ora: 20:07
Deputetja e VLEN-i Saranda Imeri Stafai

Deputetja e VLEN-i Saranda Imeri Stafai tha sot se është paditur nga kundërshtari politik në opozitë, Blerim Bexheti i BDI-së.
Ajo tha përmes Facebook, se ky i dyti i paska bërë kallëzim prej 3 faqesh.

“Blerim Bexheti më paska paditur për “shqetësim emocional”.

Sipas tij, [ai] nuk mund të flejë natën, sheh ëndrra të këqija, histerik deri në 3 faqe padi, e që kur e lexon të vjen me qajtë ,” tha ajo .

“Po mirë, nëse fjala e lirë të prish gjumin, problemi s’është te fjala, por te ndërgjegjja. Pushka top t’u boftë! Shihemi në gjyq. Unë nuk qava kur më the “e dehur”. Po as deputetet kur i quajte “lopa të këqija”,” ka shkruar deputetja e VLEN-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat