Me 70 vota Për, Kuvendi shfuqizoi Qeverinë teknike

Maqedonia

Me 70 vota Për, Kuvendi shfuqizoi Qeverinë teknike

Më: 29 prill 2026 Në ora: 18:32
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Maqedonia e Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, që parashikojnë shfuqizimin e konceptit të qeverisë teknike.

Megjithatë, ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi.

Ai do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Pas këtyre zgjedhjeve nuk do të ketë më qeveri teknike.

Për ndryshimet votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat