Një grua 86-vjeçare nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi mbi të ka rënë një pemë në zonën e Karposhit.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 20 korrik 2026, rreth orës 20:25, në SPB Shkup, ndërsa e lënduara K.M. është dërguar për trajtim mjekësor në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi i Ohrit”.
Gjatë kërkimit të çantës së gruas së lënduar, një qytetar ka gjetur një mjet shpërthyes pranë vendit të ngjarjes. Mjeti është larguar më pas nga ekipet kompetente për procedura të mëtejshme.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.