Privohet nga liria 34 vjeçari nga Kërçova, kërkohej me urdhër-arrest

Maqedonia

Privohet nga liria 34 vjeçari nga Kërçova, kërkohej me urdhër-arrest

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 23:07
Ilustrim

Privohet nga liria 34 vjeçari nga Kërçova, kërkohej me urdhër-arrest, bëjnë të ditur mediat në Maqedoni.

Më 03.09.2026, në ora 14:00, në Kërçovë, policë të Drejtorisë për Punë të Brendshme Kërçovë arrestuan E.A. (34 vjeç) nga Kërçova.

Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest në bazë të një vendimi gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg për veprën penale “vjedhje”, sipas nenit 235 të Kodit Penal.

Personi u dërgua në Institucionin Penal-Korrektues Burgun e Manastirit për të vuajtur dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat