Rexhep Osmani 2001-2004(LDK),Agim Veliu 2004-2007(LDK),Enver Hoxhaj 2008-2011(PDK),Ramë Buja 2011-2014(PDK),Arsim Bajrami 2014-2017(PDK),Hykmete Bajrami 2020 3 muaj(LDK),Ramë Likaj 2020-2021(AAK),Arbërie Nagavci 2021-2026(LVV),Hajrullah Çeku 2026-(LVV).
Pra,këta janë 9 ish-ministra,përfshirë edhe këtë aktual të arsimit të Kosovës 2001-2026,të cilët për fat të keq deri më sot nuk e thanë asnjë fjalë lidhur me testin PISA 2025,ku Kosova renditej në vendin e fundit sa i përket cilësisë së arsimit,ku 6.632 nxënës 15-vjeçarë nga 213 shlollave në Kosovë kanë ngelë.Ekzaktë kanë marrë 357 pikë në shkencë,340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë.Dhe kështu Kosova renditet në "fund të pusit".E krahasuar me vitin 2022 me shkrim Kosova ka mbetur në të njetin nivel,ndërsa në lexim ka shënuar rënie për dy pikë,dhe në matematikë për pesë pikë.Kosova 10 vite më vonë është shumë më keq se sa ka qenë në 2015.Pse Kosova doli më dobët në testin PISA se sa para 10 vitesh?E dihet se testi PISA vlerëson krejt ndryshe me atë çka mësohet në shkollat tona.Pra PISA nuk është thjesht vetëm statistikë,por është dramë kombëtare.Deri kur kështu?-kjo është pyetja që në PISA 2025 secili prej nesh duhet t'ia bëjë vetes.Rezultatet janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze dhe duhet të ndërmerren veprime të shpejta dhe të përbashkëta.Mirëpo,më së shumti për këtë dështim të radhës duhet të brengosen dhe të japin shkakun e këtij mossuksesi të nxënësve tanë PISA edhe ish-ministrat e parathënë.Këta ministrat e pasluftës nuk janë treguar aspak përgjegjës dhe vizionarë për arsimin. Ata e kanë shëndrruar arsimin në çështje interesi material, ose përmes fondeve dhe donacioneve, ose përmes bizneseve si kolegjet private, dhe e kanë shkatërruar “shenjtërinë” që e ka pas shkolla dikur.
Ku janë dhe pse heshtin ish-ministrat e arsimit të Kosovës për këtë amulli që e ka pllakosur arsimin tonë.Deri sot këtyre ish-ministrave nuk u ndihet zëri,me gjithë faktin se gjendja nuk është për t'u krenuar,por përkundrazi.Si duket kanë rënë në gjumin dimëror.Pse këta nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje për problemin e këtij testi?
Si duket ky mossukses i nxënësve nuk i ka brengosur shumë këta ministra.Sikur të kishin ndërgjegje nuk do të heshtnin."Qele guri,gojën".Kjo nuk u falet sot e mot.A keni turp?A keni dinjitet?