Bekim (Imer) Ilazi

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Bekim (Imer) Ilazi

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 00:19
Bekim (Imer) Ilazi

Ah sa vështirë qenka të shkruajmë ca rreshta malli dhe dhimbje që kemi për TY VËLLA.

Zëri yt i ngrohtë, buzëqeshja e sinqertë dhe optimizmi yt na mungon çdo ditë e më shumë, vdekja e mallkuar të mori nga kjo botë, por jo nga zemrat tona. Engjëlli ynë, vdekja jote tash e një vit hapi plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot, mungesa jote e ardhjes tënde në pushim është e zbrazët që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do jenë pjesë e jetës sonë. Na mungon dashuria jote që shndriste n të gjitha vendet ku TI ishe, çdo fjalë e jotja ishte e ëmbël. Po qëndrojmë të fortë duke i parë të rriten dy engjëjt që i le pas.

Asgjë s`është më e njëjtë pa ty, gëzimi pëson shuarje, buzëqeshja gjithmonë ngrinë në vend dhe zemra fillon të ngushtohet nga dhimbja dhe nga malli që vazhdon të rritet dita ditës. Sot edhe çdo herë ne të kujtojmë dhe të duam pafundësisht, na mbanë gjallë kujtimi për TY, na mbanë gjallë fytyra jote engjëllore, më jep frymë çdo ditë buzëqeshja e ngrohtë. Ishe dhe gjithmonë do jesh shpirti i shpirtit tonë.

Të përkujtojnë çdo herë me shumë mall dhe dashuri e gjithë familja nga Prishtina dhe Regensburgu, Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat