Qenka shumë e vështirë të gjejmë fjalë të shkruajmë për Ty.
Fjalët dhe veprat tua do të jenë çdo herë në zemrat tona , ke qenë hareja e familjes.
Ne ende nuk po bindemi se nuk je në mesin tonë. I lehtë të qoftë dheu biri ynë, pusho në paqe se ke qenë pëllumb i bardhë.
E përkujtojnë: Babai Osmani, Nëna Hatije, vëllezërit Kreshniku e Nuredini, motrat Malësorja, Heroina, Kosovarja si dhe i gjithë farefisi Rizanaj nga fshati Zhur.