Arbër Rexhepi - Bota Sot
Arbër Rexhepi

Perkujtime

E martë, 16 tetor 2018

Arbër Rexhepi

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 00:35
Arbër Rexhepi

3 vite sot u bënë që Ti ike nga toka dhe shkove në qiell. Të gjithë jemi të mërzitur dhe kemi shumë mallë për Ty. Është Zoti që ka vendosur për Ty.

Ai njerëzit e mirë  i do për vete. E di që një ditë të gjithë do të bëjmë një gjumë të gjatë, por Ti ike shumë shpejtë Arbër. Është një dhimbje shumë e madhe të shikosh që përpara syve tanë Ti ikën përgjithmonë dhe ne askush nuk mund të bëjmë asgjë që të të mbajmë në jetë. Humbja jote është sikur kemi humbur një pjesë të zemrës tonë.

Ishte një natë e ftohtë  me errësirë e mbushur plot, duke na kapluar me dhimbje , Ti u largove duke na thyer zemrat , jo që deshe Ti por dheu i zi të ndau nga ne. Ka kaluar shumë kohë e ti je shumë larg  , kujtimet tona i mbajmë por koha nuk kthehet prap. E ke vendin tënd gjithmonë në mesin tonë , ndarja me Ty ishte shumë e rëndë. Syri po qet lot dhe zemra po qanë, na mungon ngrohtësia jote..

Të kujtojmë me mallë dhe me lot ne sy: Axha Shefiku, Gjigji Fitnet, me fëmijët Blendi, Blendina, Edona dhe Rifati.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test